
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot prokurorin e Tropojës, Agim Dalipaj.
Shkak për shkarkimin e tij, janë bërë problematikat me pasurinë dhe profesionalizmi.
ILDKPKI ka konstatuar fshehjen e një apartamenti me sipërfaqe 53 m2 në Shëngjin gjatë viteve deklaruese 2006-2008, si dhe mungesë burimesh për blerjen e kësaj pasurie.
Në kontratën e porosisë është deklaruar se çmimi i apartamentit në shumën 21 mijë e 500 euro është likujduar jashtë zyrës noteriale.
Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se prokurori Dalipaj e kishte hetuar shitësin e apartamentit, L.Rr. në vitin 2002 dhe se e kishte pushuar çështjen në ngarkim të tij në vitin 2003.
Agim Dalipaj e ka filluar karrierën në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokuror i Prokurorisë së Lezhës. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin si prokuror i emëruar në Tropojë.



