Teksa po mbushen 10 vite nga ndryshimet kushtetuese dhe reforma në drejtësi. Aplikimi i saj në praktikë vazhdon të prodhojë vonesa e jo pak edhe efekte negativë.

Një prej efekteve negative është edhe shkrirja e gjykatave, ndalur tek ajo e apelit. Në mbledhjen e fundit këshilli drejtues i dhomës se avokatisë ka propozuar 24 ndryshime.

Emisioni FactCheck ka siguruar një kopje të këtij drafti, ku siç shihni në këto dokumenta kërkohet “për veprën penale të korrupsionit, propozohet që qytetarët të trajtohen si viktima, ndalimin e kallëzuesve anonim, mos ndarje dhe Bashkim çësthjes penale, ndalimin e publikimit të të dhënave të një dosje, kod unik procedure penale apo civile, rol unifikues nga gjykata e lartë”.

Këto propozime tashmë janë hedhur për diskutim ndërsa dhoma i ka kërkuar parlamentit dhe qeverisë të marr parasysh ndërhyrjet e kërkaura si e vetmja mënurë për të përmirësuar dhënien e shërbimit gjyqsor dhe drejtësinë me standarde.