
Një atentat iu është bërë dy vëllezërve Baho në Broshke të Elbasanit. Autorët u kanë zënë pritë në kohën kur dy të rinjtë rreth orës 3 të mëngjesit po ktheheshin me makinën e tyre në shtëpi. Për pasojë ka humbur jetën në vend Klevi Baho 22 vjeç, kurse vëllai i tij 30 vjeçari Sandër Baho ka marrë tre plumba në shpatull. Sipas të dhënave autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre dhe të paktën 35 plumba kanë bërë shoshë makinën tip Audi.
Policia ende nuk ka dhënë informacion më të plotë për këtë ngjarje, por dyshohet që ajo ka lidhje me hakmarrjen. Viktima Klevi Baho sapo kishte dalë nga burgu në Itali dhe ishte kthyer në vendlindje.
Ështe ngritur një grup i posacëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje e autorëve.



