Një person i cili shiste doza kokaine në Dhërmi, është vënë në prangat e policisë me pistoleta sportive me silenciator.
Shërbimet e policisë ndaluan në fshatin Dhërmi, automjetin me drejtues shtetasin J. K.
Gjatë kontrollit fizik, të dyshuarit iu gjetën disa doza kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, u gjet një pistoletë sportive, me municionin përkatës dhe me silenciator.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi J. K., 22 vjeç, banues në Dhërmi, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



