Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar në dalje të qytetit të Lezhës, në rrugën në drejtim të Shkodrës, ku një i ri është është përplasur nga një automjet.
Sipas informacioneve mësohet se i riu është transportuar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Policia është vënë në ndjekje të tij për identifikimin dhe kapjen e shoferit.



