Asgjësohen mbi 12 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen penalisht katër zyrtarë

Asgjësohen mbi 12 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen penalisht katër zyrtarë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike kanë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Sipas policisë, rastet konkrete janë identifikuar në Njësinë administrative Pult, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Një rast tjetër është shënuar në Njësinë administrative Temal, Vau i Dejës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan:

Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre;

Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.

Policia vijon punën për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy