Vrasja e dyfishtë në Kurbin, gjykata dënon me burg të përjetshëm Eduart Lamajn

Vrasja e dyfishtë në Kurbin, gjykata dënon me burg të përjetshëm Eduart Lamajn

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim të pëjetshëm shtetasin Eduart Lamaj, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2020. Viktimë e kësaj ngjarje mbetën shtetasit Bujar Lika dhe Pulin Gjergji, ndërsa fajtor në këtë krim nën akuzën e “vrasjes në rrethnana cilësuese” u gjet edhe shtetasi Ilir Likaj. Ky i pandehur, u dënua me 33 vjet burg.

Në kërkim për vrasjen janë edhe Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Lamajn dhe Likën të largohen nga vendi i ngjarjes.Vrasja e dyfishtë ndodhi më 30 Maj të 2020-ës në një hotel në Gjorm të Kurbinit, ku Lamaj me një armë kallash hyri në ambientet e lokalit dhe qëlloi në drejtim të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, te cilët megjithëse tentuan të vetëmbrohen me armë nuk mundën t’i mbijetonin breshërisë së plumbave.

Gjatë përplasjes me armë Lamaj mbeti i plagosur, ndërsa u ndihmua për të dalë nga lokali nga bashkëpunëtori i tij Ilir Likaj. Lamaj u arrestua disa ditë më vonë në një spital privat në Tiranë ku i ishte nënshtruar edhe një operacioni për nxjerrjen e plumbit. Bashkë me të policia arrestoi edhe mjekun që e mjekoi.

Edhe Ilir Likaj iu fsheh për disa kohë policisë deri sa u arrestua në një apartament në zonën e Astirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy