Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Ngjeqar të Fier. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe i plagosur në këmbë ka mbetur Ramiz Gega 50 vjeç. Ky i fundit është qëlluar me armë nga U.B pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri kishte shkuar për vizitë tek motra e tij në fshatin Ngjeqar, pasi jetonte në lagjen “8 Shkurti” të Fierit. Policia ka shpallur në kërkim autorin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30 njoftohemi se në fshatin Ngjeqar, Roskovec, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal në fshatin Ngjeqar është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Ramiz Gega, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi U.S banues në Ngjeqar, (dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R.G (i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në fshatin Ngjeqar).
Është shpallur në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.
Shtetasi R.G ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.



