Atentati në Memaliaj/ I plagosur rëndë dhe vëllai i Shyqyri Kalemit, ishin bashkë në tavolinë

Atentati në Memaliaj/ I plagosur rëndë dhe vëllai i Shyqyri Kalemit, ishin bashkë në tavolinë

MCN TV sjell detaje të reja nga atentati i trefishtë në Memaliaj. Burime bëjnë me dije se i plagosur rëndë ka mbetur edhe vëllai i Shyqyri Kalemit.

Në kohën e atentatit të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi.

Drupal Ad

 

 

 

Babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi ndërroi jetë, ndërkohë, vëllai i tij Artur Kalemi ndodhet në spital dhe mësohet se gjendja e tij paraqitet disi e stabilizuar pas shumë orësh në luftë me jetën.

Ai ndodhet ne reanimacion ne Spitalin Rakonal të Gjirokastrës nën mbikëqyrjen e mjekëve kirurgë.

Artur Kalemi ka marrë dy plagë një në kofshë dhe një në kraharor çka i ka rrezikuar seriozisht jetën deri para pak orëve fill pas atentatit.

Artur dhe Shyqo Kalemi kanë qenë të ulur në një tavolinë jashtë lokalit në momentin e breshërisë së automatikut që u shkreh në drejtim të vëllait të tij.

Ndërkohë, nga atentati i vrarë mbeti edhe kamarieri Gledio Muka, 36 vjeç, i cili ka qenë afër tavolinës së shënjestrës.

Ndërsa klienti Marsel Çela ka qenë brenda në lokal dhe e kanë kapur plumbat e automatikut i cili për pasojë edhe ai humbi jetën.

Pas atentatit Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë kanë shkuar në Memaliaj për të ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Gjithashtu kanë shkuar dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy