Aksidenti në aksin “Korçë-Bilisht” me 1 të vdekur dhe 7 të plagosur, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Aksidenti në aksin “Korçë-Bilisht” me 1 të vdekur dhe 7 të plagosur, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Policia e Korçës ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale A.SH. pasi  duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. M., 58 vjeç, dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasja M. M., 46 vjeçe (pasagjere tek automjeti tip “Ford”), dhe janë plagosur 7 persona të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: DVP Korçë

Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë në vijim të veprimeve procedurale arrestuan shtetasin A. Sh., 21 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. M., 58 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasja M. M., 46 vjeçe (pasagjere tek automjeti tip “Ford”), dhe janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve shtetasit H. M. dhe A. Sh., si dhe pasagjeret shtetaset L. F., 39 vjeçe, L. B., 49 vjeçe, V. Ç., 52 vjeçe, G. M., 41 vjeçe dhe E. M., 54 vjeçe, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy