I veshur me uniformë policie, 43-vjeçari mashtronte banorët në Kuçovë

I veshur me uniformë policie, 43-vjeçari mashtronte banorët në Kuçovë

Një 43-vjeçar është arrestuar gjatë një aksioni nga inspektorët e Komisariatit të Policisë Kuçovë.

Shtetasi me inicialet I.H, u kap në flagrancë, i veshur me uniformën e policisë, i cili ka mashtruar shumë persona në qytetin e Kuçovës dhe fshatin Lapardha dhe u ka premtuar atyre shërbime kundrejt shpërblimit.   

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale nga ana e Komisariatit të Policisë Kuçovë, materialet në ngarkim të tij kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. 

43-vjeçari, nga fshati Mbrakull, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”, vepra penale të parashikuara nga Nenet 143/2 dhe 246 te Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy