Konflikt me thika mes të rinjve në Durrës, arrestohet 27-vjeçari i plagosur

Konflikt me thika mes të rinjve në Durrës, arrestohet 27-vjeçari i plagosur

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 27-vjeçarin Endri Nekaj, pas një konflikti të ndodhur mes tij dhe disa personave të tjerë. Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se akuza që rëndon ndaj të riut është ajo e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë. Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe shtetasi me inicialet D. B., 26 vjeç, banues në Durrës. Ditën e djeshme, sipas policisë ata janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë),” njoftoi policia.

Ndërkohë, sipas burimeve nga policia mësohet se sherri mes të rinjve e ka zanafillën që një javë më parë. Shtetasi Endri Nekaj, sipas burimeve, një javë më parë ka tentuar të përplasë qëllimisht me makinë tre persona të tjerë. Veprimi i tij ka mbetur në tentativë, ndërsa pala kundërshtarë është “hedhur në sulm” ditën e djeshme. Gjatë konfliktit, shtetasi Endri Nekaj ka mbetur i plagosur me thikë, plagë të cilën e ka marrë në afërsi të zemrës. Fatmirësisht, mjeti prerës nuk e ka prekur organin jetësor, duke bërë që i riu të jetë jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy