Ekzekutimi mafioz në Shëngjin/ Plani u thur në Britani, u vra në Lezhë me 7 plumba

Ekzekutimi mafioz në Shëngjin/ Plani u thur në Britani, u vra në Lezhë me 7 plumba

Një bisedë telefonike dhe kafja që ishte duke konsumuar biznesmeni Ardian Nikulaj pak pas mesditës së 19 Prillit do të mbeteshin në mes.

Ai ndodhej në ambientet e brendshme të lokalit të tij Coral në plazhin e Shëngjinit, ndërsa një vrasës gjakftohtë i kamufluar si postier do ti merrte jetën.

Janë këto pamjet se si vrasësi ende i paidentifikuar dhe në kërkim e qëllon me 7 plumba Nikulajn e më pas largohet me pistoletën në dorë.

E gjithë ngjarja është e filmuar dhe ndodhur në sytë e vjehrrit të të ndjerit, ndërsa pas shoqërimit të mbi 20 personave policia e shtetit dhe prokuroria e Lezhës ende s’kanë arritur të zbardhin ekzekutorin e këtij krimi.

FactCheck mëson se autori është larguar me këtë motorr që shihni në pamje targat e të cilit rezultojnë të vjedhura disa kohë më parë dhe janë targa greke EPP 480.

Verifikimet në terren dërguan hetuesit deri në fshatin Kukël ku dhe humbin gjurmët e të dyshuarit për vrasjen. Aty është fiksuar një fuoristradë Range Rover për të cilën në media u raportua se fshehu motorin dhe mori vrasësin.

Ndërsa hetuesit kanë mundur të zbulojnë se ai mjet i përkiste dy turistëve Zvicerian që kishin qenë për të vizituar zonën e Kukël dhe s’kanë asnjë lidhje me krimin.

Fillimisht kjo ngjarje u hetua në tre pista, ajo e gjakmarrjes, vrasjes me sfond politik dhe përplasjeve me grupe kriminale rivale të biznesmenit Nikulaj.

Pasditja e 26 Prillit, një javë nga atentati do të hidhte dritë mbi një krim ndërkombëtar. Nikulaj ishte ekzekutuar me pagesë, nga një vrasës serial portugez në një skemë të ndërtuar në Britaninë e Madhe dhe të ekzekutuar mes Tiranës, Shkodrës dhe Shëngjinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy