
Një person që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e së hënës në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.
Sipas policisë, M.M., i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e shtetasit D.K, është vënë në pranga ditën e djeshme.
Dyshohet se M.M. ka ndihmuar dy autorët që kryen vrasjen, njëri prej të cilëve u identifikua si Donjet Konjari, person me precedent kriminalë.
Sipas policisë, hetimi vijon me intensitet dhe për momentin nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.



