Safet Bajri padit në SPAK drejtorin e Burgjeve

Safet Bajri padit në SPAK drejtorin e Burgjeve

Safet Rustem Bajri ka paditur në SPAK për shpërdorim detyre drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agim Ismailin.

Bajri e akuzon drejtorin e burgjeve për transferimin e padrejtë, sipas tij në burgun e Fierit dhe jo në atë të Reçit, ku jeton edhe familja e tij.

 “Kërkesën time e kam mbështetur në faktin se çështja ime është tepër e përfolur mediatikisht. Transferimin në IEVP të tjera, të ndryshme nga ajo e Reçit, Shkodër, do të prodhonte ngjarje të ndryshme, për shkak edhe të personave të dënuar aty, ku më rrezikohej edhe jeta ime sidomos në zonat e Veriut, të cilët janë me bindje të djathta, ndërsa unë me bindje të majta. Nga ana e Agim Ismailit, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, nuk është marrë në konsideratë kjo kërkesë duke shpërdoruar detyrën e tij më ka transferuar në IEVP Fier. Në këto kushte, Agim Ismaili, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ka konsumuar veprën penale "Shpërdorim detyre", parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal, për rrethanat e paraqitura më sipër, pasi aktualisht në sajë të veprimeve të tij të kundraligjëshme, jeta ime është në rrezik duke vuajtur dënimin në IEVP Fier”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin penal të Bajrit ndaj Ismailit.

Drejtësia ‘çmontoi’ dosjen e bujshme "Bajri" që nisi me operacionin ‘Oaz’ në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër, dhe në qytete të tjera të vendit, duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera. 

Safet Bajri po mbahet në burg vetëm për dënimin me 8 vite që ka nga drejtësia belge.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy