Shtëpia e Bardhë kërkon 2.5 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin

Shtëpia e Bardhë kërkon 2.5 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin

Administrata e presidentit Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi që ta miratojë ndarjen e 2.5 miliardë dollarëve për ta luftuar koronavirusin dhe efektet e tij, përfshirë më shumë se 1 miliardë dollarë për vaksina.

Në kohën kur tregjet financiare po shënojnë rënie për shkak të shqetësimeve rreth ndikimit që do ta ketë koronavirusi në ekonominë botërore, administrata amerikane po synon të dëshmojë se është e përgatitur për ta luftuar virusin e ri, pavarësisht numrit të vogël të personave të infektuar në Shtetet e Bashkuara.

Koronavirusi tashmë është përhapur në 29 shtete dhe territore jashtë Kinës. Më së shumti raste janë shënuar në Korenë Jugore, Iran dhe Itali.

“Sot, administrate do ta dërgojë në Kongres planin për financim shtesë prej 2.5 miliardë dollarësh për ta shpejtuar zhvillimin e vaksinës, për ta rritur nivelin e gatishmërisë dhe për të siguruar pajisje shumë të nevojshme”, tha Rachel Semmel, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Nga 2.5 miliardë dollarët e kërkuar, 1.5 miliardë prej tyre paraqesin fonde të reja dhe të paplanifikuara më parë. Pjesa tjetër do të ndahej nga fondet e parapara në buxhet, shkruan “Reuters”.

Ndaj kësaj kërkese reagoi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila e kritikoi Shtëpinë e Bardhë për shumën e vogël që e ka kërkuar nga Kongresi në krahasim me shkallën e emergjencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy