Tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër, ku u plagos me thikë një person. Sipas policisë së Shkodrës, në pranga janë vënë autori i plagosjes së A.N. dhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.
Njoftimi i policisë
Dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Breg Lumi” Shalë, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë te ftohtë (thikë), shtetasi A. N. Policia e Shkodrës arreston në flagrancë 3 shtetas : Më datë 13.02.2017, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me ngjarjen, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së tyre, për një kohë të shkurtër, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin e autorëve të dyshuar si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve, konkretisht: * P. L, 14, banues në Nenmavriq Shale Shkodër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. *Pjeter Nengagu, 54 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, “Moskallzim të Krimit”. * Dritan Marapishta, 47 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, për veprën penale “Moskallzim të Krimit”. Në momentin e ngjarjes, shtetasi A. N (i dëmtuari), ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkoder, i cili ka patur dëmtime në anën e majtë të trupit dhe anktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarjes është shtetasi P. L, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobeta, pranë Shkolles “Breg Lumi” Shalë, ka demtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A.N , për veprën penale “Plagosje e Rëndë me Dashje" e parashikuar nga Neni 88/1, I Kodit Penal.



