
Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në kryeqytet pas një sherri mes dy bashkëmoshatarëve të tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, ku dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R.
Menjëherë pas plagosjes i mituri u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësorë ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



