Thellimi i konfliktit në aeroportin e Vlorës/ Bregu: Vijim i paligjshmërisë me të cilën u ndërtua

Thellimi i konfliktit në aeroportin e Vlorës/ Bregu: Vijim i paligjshmërisë me të cilën u ndërtua

Gazetari Sokol Bregu, thellimin e konfliktit në aeroportin e Vlorës ku biznesmen Behgjet Pacolli deklaron se po i marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera, e sheh si pasojë të paligjshmërisë me të cilën u nis ndërtimi i aeroportit.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se aeroportet janë strategjike dhe për këtë arsye duhet t’i ndërtojë vetë shteti dhe më tej për mirëmbajtje mund të jepen me koncension. 

 

Kujt i ankohet zoti Pacolli?! Ortakut të vetë? Mirë që e ndërtuan në paligjshmëri, shkatërruan faunën dhe florën, një zonë të mbrojtur, kur hyn në paligjshmëri, në paligjshmëri ke për të mbetur. Po shkatërrove një nga zonat me florë dhe faunë të pasur, kur ai aeroport mund të bëhej dhe në vend tjetër. U nis në paligjshmëri dhe kështu do vazhdoj. Të shkojnë dhe t’i zgjidhin në gjykatë këto gjëra. 

 

Kanë gjashtë muaj që në vend të mbyllin atë që kanë nisur, akuzojnë njeri tjetrin. Si e kërkuan paligjshmërinë pafund, tani janë te kjo pikë. Aeroportet janë strategjike duhet t’i ndërtojë vetë shteti, nuk duhet tua lësh privatëve. Koncensionin e aeroportit mund ta merrte më vonë privati për mirëmbajtje. Në vend të japin llogari kur ndërtohet, si ndërtohet pa u dëmtuar zona e mbrojtur, rrinë ankohen për njeri tjetrin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy