Aksident në afërsi të Memaliajt, mjeti del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident në afërsi të Memaliajt, mjeti del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në afërsi të Memaliajt.

Në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Memaliaj- Krahës në vendin e quajtur Mogila mjeti tip “Opel” me targa AA876OJ me drejtues shtetasin Gerald Mehmetaj ka dalë jashtë rruge.

Fillimisht drejtuesi ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por më pas ka pasur shqetësime shëndetësore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy