Trupat e pajetë të dy personave të mbytur në lumin Buna të premten në mëngjes janë gjetur në afërsi të fshatit Derragjat.
Mësohet se polumbarët kanë nxjerrë nga lumi trupat e pajetë të një 14-vjeçari të identifikuar me inicialet F.P., dhe të një 39-vjeçari të identifikuar me inicialet Dh.A.
Sipas burimeve ata janë mbytur ditën e djeshme, ndërsa familjarët e tyre kishin bërë denoncim në polici.
Policia tregoi se njëri nga të rinjtë ishte banor i zonës, ndërsa tjetri ishte nga Puka.



