Zjarri në Maliq/ 6-vjeçarja në gjendje kritike për jetën, transportohet drejt QSUT për mjekim

Zjarri në Maliq/ 6-vjeçarja në gjendje kritike për jetën, transportohet drejt QSUT për mjekim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e së dielës në qytetin e Maliqit, ku një zjarr përfshiu banesën e familjes Azizllari, në bllokun nr. 3 të qytetit. 

Nga flakët humbën jetën nëna dhe djali i saj 14-vjeçar, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën.

E mitura është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për mjekim të specializuar, pasi ka pësuar djegie të shumta në trup. 

Burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë me dije se ajo është në gjendje të rëndë dhe nën kujdes intensiv.

Sipas informacioneve paraprake, vajza është gjetur jashtë banesës, në gjendje të vetëdijshme, por me dëmtime të rënda. Vëllai i saj, 

14-vjeçari Luka Azizllari, është gjetur në gjendje kome dhe ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spital, si pasojë e asfiksisë dhe djegieve të rënda.

Nëna e fëmijëve, 40-vjeçarja Merjeme Azizllari, është gjetur pa shenja jete pranë derës së kuzhinës, ku dyshohet se kishte tentuar të shpëtonte fëmijët nga flakët.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet përkatëse, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një sobë me dru, që familja përdorte për ngrohje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy