Armë dhe municione në “Audi”, dy të rinj arrestohen te “Rrethrrotullimi i Farkës”

Armë dhe municione në “Audi”, dy të rinj arrestohen te “Rrethrrotullimi i Farkës”

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje dhe mucion luftarak.

Të arrestuarit janë K. H., 30 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe S. S., 24 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Arrestimi u bë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Hyqmet Buzi”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte  pasagjer shtetasi K. H. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e Policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak”.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy