Makinën plot me emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari në Lazarat

Makinën plot me emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari në Lazarat

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur nga policia me emigrantë të paligjshëm brenda automjetit që drejtonte.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

I riu u kap në fshatin Lazarat, duke transportuar me automjetin tip "Audi", 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 250 euro për person.

Gjithashtu, 23-vjeçari ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" të vendosur nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy