
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Maliq të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në aksin rrugor dytësor "Plasë-Pojan", ku shtetasi I. Q., banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar biçiklistin A. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq.
Menjëherë pas përplasjes i lënduari është dërguar në spitalin rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



