Një zjarr i madh ka rënë sot në një magazinë me bojra në Fier.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një magazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H.
Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi:
Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr.
Nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.



