Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë, tetë të tjerë në Itali

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë, tetë të tjerë në Itali

Një operacion i përbashkët i zhvilluar mes Shqipërisë e Italisë që ka çuar në nëntë të arrestuar të dyshuar për trafik më drogë. Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar dhe quhet Rikardoroha Basho, ndërsa tetë të tjerët u kapën në Itali.

Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria e Arezzo-s teksa 26-vjeçari në Shqipëri u kap në Vlorë dhe do të ekstradohet në Itali.

Njoftimi

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “RICAVO”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s.

Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali.

Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, DVP Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “RICAVO”.

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar R. B., 26 vjeç.

Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy