Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Anjeza Shabanin, edukatorja që u denoncua me video disa muaj më parë për dhunë ndaj fëmijëve të kopshtit në pronësi të saj.
Prokuroria kishte kërkuar 4.6 vite burg për administratoren e kopshtit “Diren” në Sauk.
Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin me 2 vite burg për Shabanin.
Mësohet se familjarët e vogëlushit 3-vjeçar do ta apelojnë vendimin. Shabani akuzohej edhe për fshehje të ardhurash, pasi kopshti që drejtonte ishte i palicencuar.



