KLGJ-ja shqyrton të hënën kërkesën për shkarkimin e kryegjyqtares së Elbasanit

KLGJ-ja shqyrton të hënën kërkesën për shkarkimin e kryegjyqtares së Elbasanit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar ditën e hënë për të shqyrtuar kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleida Kapedani.

Ishte vetë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili ka urdhëruar që të nisen hetimet disiplinore kundrejt kryetares së Gjykatës, Kapedani.

Ky vendim erdhi bazuar te videot që ka postuar kryetarja në median sociale, TikTok. Aty, magjistratja shfaqej duke treguar veshjet e saj dhe ambientin e punës.

Kapedani ka mohuar të ketë llogari në TikTok dhe se videot i janë shpërndarë qëllimisht nga dikush tjetër, për t’i denigruar figurën.

Enkeleda Kapedani nuk është emër i papërmendur në media pasi, në dhjetor të 2019, ajo u bë qendra e diskutimeve kur u lirua nga burgu, Viktor Ymeri, një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka uruar marrjen e masave të duhura dhe hetim të thelluar të gjendjes pasurore të Kapedanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy