Aksident në autostradën Morinë-Milot/ Vdes drejtuesi i mjetit, plagoset një pasagjer

Aksident në autostradën Morinë-Milot/ Vdes drejtuesi i mjetit, plagoset një pasagjer

Një drejtues mjeti me inicialet E.M., ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një aksidenti në autostradën Morinë-Milot. 
Shoferi i "Wolkswagen"-it ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë. 

Në njoftim thuhet: 

Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë. 
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. 
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy