Policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e vrasjes së dyfishtë në Lezhë, ku viktimë ka mbetur rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni.
Bëhet fjalë për Agron Lushin, i cili ka ndihmuar autorin 41 vjeçaj Aleksandër Përdodaj, që të fshehë provat pasi ka kryer krimin.
Lushaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më herët ai është dënuar për plagosje me armë.
Kujtojmë se autori i krimit të rëndë Aleksandër Përdoda i ka qëlluar me armë viktimat për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij.
Shënjestër e atentatit ka qenë rapsodi Kol Murrani, pasi sipas autorit të krimit ky i fundit shfrytëzonte pa leje tokën e tij për kultivim kanabisi.
Kujtojmë se trupat e Murranit dhe mikut të tij u gjetën të pajetë në një kodër në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë.



