
Një person nga fshati Fan i Mirditës ka shkuar i plagosur në urgjencën e Spitalit të Rrëshenit gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas informacioneve, mësohet se i plagosuri ka plagë të rënda në kokë, ndërsa shkak dyshohet një konflikt fizik mes tre personave.
Një prej tyre është edhe i riu që ka përfunduar në spital me plagë në kokë.
Ndërsa dy personat e tjerë janë shoqëruar në komisariatin e Rrëshenit për të dhënë dëshmi në lidhje me konfliktin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.



