Fushë-Kruja vijon të jetë një nga zonat më problematike nga reshjet e shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytjen e mijëra hektarëve tokë dhe banesave.
Aktualisht, nën ujë janë rreth 5000 hektarë tokë bujqësore nën ujë në fshatrat, Derven, Luz, Bilaj, Murqinë, Mallkuç dhe një sipërfaqe përafërsisht e tillë dhe në fshatrat fushore të njësisë administrative Ishëm.
Niveli i ujit është më i lartë se një ditë më parë.



