Rindërtimi në Baldushk/ Banorët: Bashkia ka marrë 6800 metra katrorë tokë, projekti prek edhe varrezat e fshatit

Rindërtimi në Baldushk/ Banorët: Bashkia ka marrë 6800 metra katrorë tokë, projekti prek edhe varrezat e fshatit

Banorët e Baldushkut, prej muajsh vijojnë rezistencën kundër projektit të bashkisë për të ndërtuar banesa në këtë zonë. Ata pretendojnë se Bashkia Tiranë, në të vërtetë do të bëjë një bllok vilash dhe jo banesa për të prekurit nga tërmeti. 

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me “MCN live”, banorët thonë se bashkia nga projekti u ka marrë atyre 6800 metra katrorë tokë, porse më e keqja se projekti prek varrezat e fshatit, të cilat ata pretendojnë se nuk do tu lejojnë.

Ne kemi mëse një vit në gjyq me bashkinë, ndërkohë që ne jemi në gjyqe, ata vazhdojnë punimet, edhe pse nuk lejohet.

Nga kjo sipërfaqe, nga projekti janë marrur 6800 metra katrorë tokë, e ka edhe në projekt bashkia, neve na ka kthyer shteti tokën me 18800 metra katrore, e kemi hudh në apel, Apeli ka lënë pas dore se s’kishte gjyqtarë, ne e çuam në Gjykatën Administrative, deri tani kemi bërë 10 seanca gjyqi.

Projekti kërcënon varrezat e fshatit, nuk janë në plan të bashkisë, tani bashkia e ka bërë fakt, mua më interesojnë varrezat e mia, toka ime, të afërmit e mi që prehen aty, këta duan të çojnë murin të varrezat, të gërmosh në varreza, vetëm këtu ma bërë vaki.

Ka vend sa të duash, vendin bosh e kanë, jo të preken varrezat, është gjëja më e turpshme, më skandaloze, nuk jemi kundër shtëpive, s’ju kemi thënë gjë, por këtë nuk e prisnim të na bëj bashkia, këtë lojë këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy