Makina bie në greminë në Gramsh, plagosen dy persona

Makina bie në greminë në Gramsh, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pranë Gramshit, ku një makinë është rrokullisur disa herë dhe ka përfunduar në greminë.

 

Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin.

 

Për pasojë, mjeti ka dalë jashtë rrugës dhe, për shkak të shpejtësisë, është rrokullisur disa herë, duke përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

 

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër që udhëtonte me të. 

 

Të lënduarit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy