Por sa e rëndësishme është që autorët e krimeve më të renda të kapen dhe të arrestohen. Për çdo vrasje ku nuk është kapur autori, jashtë burgut është një i denuar me burgim të perjetshëm. Shohim ngjarjen më të rëndë të javës së fundit. Vrasja në Lezhe e Ardian Nikulajt bëri xhiron e të gjitha mediave vizive në Shqipëri. Një video ku një person veshur me veshje fosforeshente, i ngjashëm me ato qe perdor ose policia rrugore, ose punonjësit e shërbimit postar futet brenda lokalit dhe qëllon shtatë herë në drejtim të tij. Vrasësi u largua me motor, ndërsa më pas ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’. Kjo është e gjitha historia e vrasjes. Motivi është një tjetër çeshtje dhe sido që të jetë motivi, në këtë rast ka vetëm një perfundim dënimin kapital.
Të analizojmë vetem disa nga pikat që përbëjnë pjesën e fajësisë së rëndë, nese autori do te kapet një ditë dhe cfarë burgimi rrezikon. Autori ka një ndihmes, qe e largon nga vendi I ngajrjes. Qe do te thote vrasja ehste ne bashkpunim. Sipas ligjeve shqiptare, bashkpunimi dyfishon menjëherë dënimin. Kamuflazhi I përdorur nga vrasësi, tregon se ai është menduar për mënyrën se si do të kryejë krimin e rëndë. Ndërkohë që nga pamjet filmike duket qartazi që ose ka përdorur një jelek antiplumb, ose ka përdorur rroba të trasha për të ndryshuar fizikun e tij në paraqitje dhe që policia të mos e identifikojë dot.
Kjo është një tjeter e dhënë e prokurorëve që automatikisht do të kërkonin burgimin më të rëndë ndaj autorit të kësaj vrasjeje. Cili do që është motivi, qofte edhe për gjakmarrje, qoftë edhe për shkak të cilësive te veçanta të viktimës, nga e gjithë mënyra e zhvillimit të kësaj ngjarje ka vetëm një perfundim. Burgim i përjetshëm. Çështja është se duket larg një arrestim i tij.



