Në kërkim për “Vrasje me dashje”, kapet në Kakavijë 27-vjeçari nga Fieri

Në kërkim për “Vrasje me dashje”, kapet në Kakavijë 27-vjeçari nga Fieri

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur më parë në kërkim. Arrestimi u realizua në Kakavijë.

 

Nga hetimet rezulton se më 5 janar 2025, për motive të dobëta, shtetasi K. B. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Për këtë rast, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Shtetasi K. B., u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy