U kap duke tregtuar paketa kontrabandë, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari

U kap duke tregtuar paketa kontrabandë, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari

Një shtetas ra në prangat e policisë pasi u kap duke tregtuar paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 55 vjeç, banues në Tiranë.

 

NJOFTIMI

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “False”.  Vihet në pranga 1 shtetas që tregtonte paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara.  Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "False".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e shtetasit A. D., në rrugën "Hamdi Pepo", shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me fulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy