
Polica e Tepelenës ka arrestuar sot një 53-vjeçar të dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale Q.Ç. kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë së tij.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasin Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në oborrin banesës ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.



