Nafta ka arritur në 206 lekë për litër, ndërsa ekspertët thonë se rritja e çmimeve nuk lidhet vetëm me zhvillimet ndërkombëtare, por edhe me mënyrën se si funksionon tregu vendas.
Sipas ekonomistit Klodian Muço, mungesa e konkurrencës në tregun e shumicës dhe pakicës bën që rritjet të reflektohen menjëherë, ndërsa uljet të mos përcillen me të njëjtën shpejtësi te konsumatori.



