
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku i përfshirë ka qenë një nga urbanët që operon në kryeqytet.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur tek “Ish-Ekspozita”, ku një nga urbanët e linjave në Tiranë është përplasur me një automjet.
Fatmirësisht raportohet që nuk ka persona të lënduar nga përplasja, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



