
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Gjyras të Maliqit. Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur, teksa kishte shkuar për të prerë dru në mal.
Sipas informacioneve, viktima ishte rrugës kur u rrëzua bashkë me kalin për shkak të terrenit të vështirë.
Në këtë moment, kafsha i ra përsipër duke e lënë të vdekur në vend. Ishin banorë të zonës që e gjetën trupin e pajetë të 62-vjeçarit dhe lajmëruan menjëherë policinë.



