Përmbytjet në Kosovë/ MB: Uji po largohet me pompa nga shtëpitë dhe zonat e vërshuara

Përmbytjet në Kosovë/ MB: Uji po largohet me pompa nga shtëpitë dhe zonat e vërshuara

Shumë qytete në Kosovë janë përballur gjatë kësaj jave me vërshime pas reshjeve të shiut në vend.

Klina, Skenderaj, Mitrovica, Istogu e qytete tjera janë më të prekura nga vërshime, derisa Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se nga mbledhja e raporteve periodike të të gjitha institucioneve relevante, pas ndaljes së reshjeve të shiut, vendi ynë ka kaluar natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara.

Kosova ka kaluar të premten një natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara.

Sipas një komunikate për media e lëshuar nga MPB-ja, thuhet se të shtunën njësitet e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) po vazhdojnë të largojnë me pompa ujin në shtëpitë e përmbytura.

Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet.

Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga Komunat dhe nga qytetarët.

Reshjet e shiut që kanë nisur të enjten kanë shkaktuar vërshime në disa qytete të Kosovës, duke bërë që shumë shtëpi, rrugë e toka të përmbyten. Gjendja më e rëndë është vlerësuar të jetë krijuar në Komunën e Skenderajt dhe në Komunën e Mitrovicës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy