Në kërkim për disa vjedhje makinash, “Sinjali” vë në pranga dy persona në Durrës

Në kërkim për disa vjedhje makinash, “Sinjali” vë në pranga dy persona në Durrës

Finalizohet nga policia e Durrësit operacioni i koduar “Sinjali”, për kapjen dhe vënien në pranga të dy personave të dyshuara për disa vjedhje.

Si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, për zbardhjen e vjedhjes së një automjeti që u gjet në Lezhë, më datë 11.08.2023, është finalizuar operacioni policor i koduar “Sinjali”, në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Leonard Fjerza, 30 vjeç, banues në Durrës.

30-vjeçari, më datë 08.08.2023, ka vjedhur automjetin e shtetasit M. B, dhe është larguar me të, në drejtim të Lezhës.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit për këtë vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën dhe kanë siguruar informacion mbi lëvizjet e automjetit të vjedhur.

Pas koordinimit me Policinë e Lezhës, automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Gjormë, ndërsa shtetasi Leonard Fjerza, i kapur në Durrës, në kuadër të operacionit “Sinjali”, mundi t’iu largohej shërbimeve të Policisë së Lezhës, duke përfituar nga kushtet e errësirës.

Nga veprimet hetimore rezultoi gjithashtu se ky shtetas, më datë 08.08.2023, ka vjedhur në një lokal, më datë 25.06.2023, ka vjedhur në një farmaci dhe më datë 06.08.2023, ka tentuar të vjedhë në një biznes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Gjithashtu, në vijim të operacionit policor të koduar “Sinjali”, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të shërbimeve të policisë, pas kallëzimit të shtetasit E. T., se ditën e djeshme, i kishin vjedhur automjetin, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga menjëherë pas kryerjes së vjedhjes, shtetasi Fatjon Llani, 26 vjeç, banues në Durrës, si dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy