
Një konflikt fizik ka ndodhur mes disa personave mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Restorant Durrësi”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka nisur me përdorimin e sendeve të forta, për të përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur një person. Ai ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me sende të forta, ndërsa është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojn për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri në përdorimin e armës së zjarrit.



