Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 3:40, në rrugën “Demokracia”, Bathore, në një lokal në pronësi të Sh. D.
Fatmirësisht, nga ky shpërthim mësohet se ka patur vetëm dëme të lehta materiale në fasadën e lokalit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë plasëse eksplozive. Aktualisht, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre.



