Apeli dënon Klement Balilin me 10 vite burg

Apeli dënon Klement Balilin me 10 vite burg

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e Klement Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, duke lënë në fuqi, vendimin e shkallës së parë. Kështu, gjykata ka dënuar Balilin me 14 vite burg, por për shkak të konvertimit, ai është dënuar me 10 vite burg, për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar. 

Ai është gjetur fajtor për trafik të lëndëve narkotike, ‘pastrim parash’, ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘refuzimi i deklarimit të pasurisë’. Balili nuk ka qenë i pranishëm sot në seancë, ndërsa vendimi u ankimua nga mbrojtja e Balilit, që kërkoi pafajësi.

Kujtojmë se Balili u dorëzua në polici më 15 janar 2019, pas 3 viteve arrati.

Balili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Për arrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selive diplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu në Shqipëri e cilësoi atë si “peshku i madh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy