Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Tefta Tashko", ku makina ishte e parkuar në momentin e incidentit.
Zjarri u përhap në rrethana ende të paqarta, ndërsa pas njoftimit, forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë dhe arritën të shuajnë flakët.
Aktualisht, po hetohen shkaqet e ngjarjes për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo zjarrvënie të qëllimshme.



