Burg për pesë pengmarrësit e Jan Prengës (VIDEO)

Burg për pesë pengmarrësit e Jan Prengës (VIDEO)

Pesë të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës janë njohur sot me vlerësimin e masës së sigurisë përpara trupës gjykuese të  Dhomës Penale. Gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorisë për të lënë në burg, Leonard Hajrin, Bajram Hajrin, Elton Hajrin,  Olsi Turjan dhe Festim Bexhdilin, i cili dyshohet se groposi trupin e pajetë të Jan Prengës.

Provat kryesore që ka në dorë organi i akuzës janë paraqitur në seancën paraprake, kundër të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Prokuroria disponon  disa foto bardh e zi  të shkëputura nga kamerat e sigurisë,  të cilat ka arritur t’i sigurojë  në resortin "Golden" në Shijak ku u mbajt peng, dhe më tej dyshohet të jetë nxjerrë i pajetë, 49-vjeçari Prenga.

Arben Hoxha, mbrojtësi në gjykatë i të pandehurit Elton Hajri, kushëri me vëllezërit Leonard Hajri dhe Altin Hajri, ky i fundit i shpallur në kërkim, deklaroi  se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar, ngjarje e ndodhur  në Kamëz, Policia deri më tani  ka shpallur në kërkim 10 persona.

Por nga ana tjetër familjarët e 49-vjecarit Prenga presin me ankth gjetjen e trupit të pajetë të të afërmit të tyre, teksa kërkimet deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy