Foto /Vlorë / Sekuestrohen 70 kg kanabis në një pallat në lagjen “Pavarësia”, arrestohet një person

Foto /Vlorë / Sekuestrohen 70 kg kanabis në një pallat në lagjen “Pavarësia”, arrestohet një person

Një sasi prej 70 kilogramë kanabis është sekuestruar gjatë natës në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas policisë lënda narkotike u zbulua në ambientet e një pallati në lagjen “Pavarësia”

Në lidhje me drogën e sekuestruar policia ka arrestuar edhe shtetasin Nikolas Toçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

“Më datë 06.06.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pranë një marketi, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike në sheshpushimin e një pallati. Lënda narkotike u gjet e vendosur në 4 qese të zeza plastike, të mbështjella me natriban ngjyrë kafe, e cila pas peshimit në total ka rezultuar prej 70 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”, sqaron policia.

Gjithashtu, policia thotë se  në hyrjen e këtij pallati është gjetur dhe bllokuar një automjet tip furgon Ford, nën përdorimin e autorit të dyshuar, i cili dyshohet se mund të përdorej për transportimin e lëndës narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy